Nesër mbahet debati parlamentar për pandeminë Covid-19

16 nëntor 2020 | 15:57

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e martë) seancë plenare e ku në rend dite do të jetë debati parlamentar për situatën pandemike në vend.

“Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 në Republikën e Kosovës nga ana qeverisë”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Kujtojmë se në Kuvend ka ngecur miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike si dhe disa ligje të tjera të rëndësishme për jetën e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlqimi i mbrëmshëm i Amir Rrahmani nuk ka mbetur pa…