Nesër mbahet seminari online për trajnerë

28 tetor 2022 | 11:32

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës (ShTFRK) në bashkëpunim me Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK) do të organizojë seminarin njëditor online për trajnerë. Seminari do të mbahet nesër (e shtunë), duke filluar nga ora 9:30.

Ligjërues në këtë seminar do të jenë instruktorë nga Kroacia, me udhëheqëse Diana Kozniku (vajza e futbollistit të mirënjohur Ardian Kozniku).

Ligjëruesit e këtij seminari janë të nivelit të lartë dhe specialistë në përgatitje fizike përkatësisht teknike në Kombëtaren kroate.

Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale të trajnerëve të grupmoshave të reja.

Trajnerët e interesuar për pjesëmarrje në këtë seminar duhet të kyçen në duke klikuar: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli evropian do të vijojë edhe në këtë fundjavë me…