Nesër mbahet sesioni informues rreth programit për grante të përputhshme

27 mars 2019 | 15:33

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Grupit të Bankës Botërore me “Projektin e Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP)”, nën komponenti 1.2 i CERP-it, përkrahja e bizneseve për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe gatishmërinë për eksport, do të hapë thirrjen për aplikim për Programin e Granteve të Përputhshme (PGP).

Sesioni informues rreth këtij programi do të mbahet nesër (e enjte) në Kuvendin Komunal të Pejës.

Qëllimi i këtij programi ka të bëjë me ndihmën ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe shoqatave të biznesit, për standardet/certifikimin e produkteve si dhe shërbimet e zhvillimit të biznesit.

Të pranishëm në këtë sesion informues do të jenë përfaqësuesit nga, Njësia menaxhuese e GP-së, si dhe përfaqësues nga KIESA.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vlerësuar se ka të…