
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
17 shkurt
16:50
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër ( e martë) , ku pritet të shqyrtohen tri çështje.
Në këtë mbledhje e cila pritet të nis në orën 11:00 do të shqyrtohen: Propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare, dhe do të bëhet shqyrtimi i kërkesave.