Nesër ndeshja FC “Prishtina” – AVK “Bardhosh Gërvalla”

24 tetor 2018 | 14:21

Fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesja e Kupës së Kosovës nga Diaspora, AVK “Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu do të përballen nesër në kuadër të Superkupës Kosovës – Diasporë.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga orën 13:00.

“Tradita e zhvillimit të këtyre ndeshje po vazhdon dhe kjo do të vazhdojë nën patronatin e FFK-së, mbase ka një karakter më shumë se sa sportivë, sepse kjo na bën të njohim edhe më shumë njëri-tjetrin. Besoj se adhuruesit do të kenë rastin të shohin një ndeshje të mirë, ndërsa ju dëshiroj të dyja klubeve një garë korrekte në frymë sportive e mbi të gjitha vëllazërore”, ka thënë zëvendës sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka ngrehur…