Nesër në shtëpinë e atdhetarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli, do të vendoset pllakë përkujtimore

09 qershor 2023 | 08:27

Shoqëria LËVIZJA ka njoftuar se nesër (më 10 qershor) në orën 13:00 në shtëpinë e atdhetarit dhe veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli, në Kodrën e Trimave – Prishtinë do të vendoset pllakë përkujtimore për nder të këtij veprimtari dhe luftëtari të lirisë, shtëpia e të cilit ishte bazë e sigurtë e Lëvizjes Kombëtare dhe e Luftës Çlirimtare.

Para vendosjes së pllakës përkujtimore do të bëhen homazhe te varri tij në varrezat e qytetit në orën 12:30.

Njoftim – ftesë

Veteranë të nderuar të Lëvizjes Kombëtare! Veteranë të Luftës Çlirimtare! Të nderuara familje të Dëshmorëve të Atdheut! Bashkëkombës e bashkëqytetarë shqiptarë!
Në 125 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në 24 vjetorin e nënshkrimit të kapitullimit të Serbisë, më 10 Qershor, Shoqëria LËVIZJA vendos Pllakë përkujtimore në shtëpinë e atdhetarit dhe veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Shasivar MAKOLLI.
Manifestimi për nder të këtij veprimtari dhe luftëtari të lirisë, shtëpia e të cilit ishte bazë e sigurtë e Lëvizjes Kombëtare dhe e Luftës Çlirimtare, do të fillojë me vendosjen e luleve te varri i tij në varrezat e qytetit, të SHTUNËN, MË 10 QERSHOR 2023, NË ORËN 12:30.
Pas homazheve bëhet zbulimi i Pllakës në orën 13, te shtëpia e familjes Makolli (Kodra e Trimave – Prishtinë).

Me respekt! Shoqëria LËVIZJA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi…