Nesër përkujtohet masakra e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

16 prill 2024 | 13:13

Më rastin e shënimit të 25-vjetorit të masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, më 17 prill (e mërkure), kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, në ora 10:00 do të bëjnë homazhe pranë varrezave në Poklek, ku prehen të rënët e familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha, ku janë vrarë e masakruar 54 anëtarë.

Po me këtë datë, në ora 11:00 do të përkujtohen edhe të vrarët e Çikatovës së Vjetër, pranë kompleksit të varrezave ku prehen të vrarët.
Më datën 17 prill të vitit 1999 janë masakruar 54 anëtarë të familjes Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha, po këtë ditë në fshatin Çikatovë e Vjetër janë vrarë 24 civilë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku e ka festuar…