Nesër proteston Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm

21 shtator 2022 | 13:10

Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm ka njoftuar se nesër në orën 12:00 para objektit të MPJD-së do të mbahet protestë lidhur me gjendjen në ministrin e Jashtme.

Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm ka njoftuar për arsyen e protestës.

“1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm; 2. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit të Shoqatës z. Agron Maloku, dhe kthimi i tij në MPJD; 3. Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore; 4. Të vendosen në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës. (Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disiplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë); 5. Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë në pajtim me ligjin për organizimin sindikal”.

“6. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës; 7. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike; 8. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit adminostrativo-politik; 9. Të ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele); 10. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura; 11. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat; 12. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD; 13. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese; 14. Nxjerrja e akt-emërimeve në mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civil”, ka njoftuar Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SEZON FANTASTIK SPORTIV NË NIMI TV ME KUALITET 4K NË…