Nesër varrosen tre të vrarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë

23 prill 2019 | 17:57

Kreshnik Krasniqi ka njoftuar se tre familjarët e tij që vdiqën dje tragjikisht në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku babai i vrau nënën dhe gruan e tij, dhe më pas edhe veten, do të varrosen nesër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se babai, nëna dhe gruaja e tij do të varrosen në tri vende të ndryshme.

Postimi i plotë i Kreshnik Krasniqit:

Ju njoftojmë se varrimi i familjarëve tanë që vdiqën tragjikisht më 22.04.19 bëhet nesër.
Hasan (Sadri) Krasniqi varroset nesër më 24.04.19 në ora 11:00 në varrezat e fshatit Grashticë.
Hysnije ( Shaban ) Krasniqi varroset nesër më 24.04.19 në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit-Matiqan
Remzije Kamberi Krasniqi varroset nesër më 24.04.19 në ora 16:20 në varrezat Dragodan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në…