Nesër varroset Florijana Ismaili

08 korrik 2019 | 20:00

Ish-futbollistja e Zvicrës me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili do të varroset nesër (e martë) në Zvicër.

Vorrimi i ndjerës do të bëhet në Worben, Kantoni i Bernës, shkruan “Blick.Ch”.

Lojtarja e Kombëtares së Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys për femra, vdiq tragjikisht javën e kaluar në Liqenin e Comos në Itali. Ajo u raportua e zhdukur që nga 29 qershori. Trupi i saj u gjend nga ekipet emergjente italiane në thellësi prej 204 metrash.

Raporti përfundimtar i obduksionit sipas Prokurorisë së Comos pritet të dal brenda një muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus, ka sulmuar portierin Manuel…