Neuer: Duhej të kishim shënuar 10 gola kundër Kolnit

17 shkurt 2020 | 16:19

Shumë i nervozuar në momentin e pësimit të golit nga Kolni, duke qenë se mbrojtja dhe skuadra u përgjum pas avantazhit me 4 gola, siç tregon edhe deklarata e tij e pas ndeshjes. Manuel Neuer, portieri dhe kapiteni i Bayern Munchen u bën apel shokëve të tij se vetëkënaqësia e parë dje është sinjal i keq.

“Duhej të kishim shënuar të paktën 10 gola kundër Kolnit. Mënyra se si e nisëm ndeshjen duhej të kishte vazhduar gjatë gjithë 90-minutëshit, ndonëse nuk e prisnim që Kolni të na dorëzohej aq lehtë. Por ajo që nuk më pëlqeu është se pas tre golave të shpejtë, patëm raste edhe më flagrante për gol, por për një arsye apo për një tjetër, na mungoi dëshira për të qenë të ligj si në minutat e para”, ka thene Neuer.

“Është e vërtetë se bëmë një ndeshje të mirë, por kurrsesi nuk mund të lëshosh në atë mënyrë, që bëmë sidomos në pjesën e dytë. Rezultati 4-1 na rri ngushtë, pasi ndeshje të tilla duhen shfrytëzuar për të përmirësuar manovrën, edhe në pritje të Ligës së Kampioneve”, ka deklaruar Neuer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një video-mesazhi,…