Neueri lavdëron Mendyn

08 dhjetor 2020 | 15:03

Portieri i Chelsea, Edouard Mendy, po rezulton një blerje e qëlluar nga blutë e Londrës. Gardiani nga Senegali ka mahnitur Premier Ligë me paraqitjet e tij dhe tashmë ai është një armë e fortë në formacionin e Frank Lampard.

I këtij mendimi është edhe Manuel Neuer, i cili e vlerëson së tepërmi 28-vjeçari.

“Në ditët e sotme ka shumë portierë të klasit botëror. Për shembull, Edouard Mendy, i cili u transferua nga Rennes te Chelsea. Ai është një lojtar i cili luante në Ligue 1, por sapo kaloi në një klub të madh e vërtetoi se është sërish i suksesshëm”, ka thënë Neuer për “L’Equipe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë…