Neurokirurgu Petrela kryen rreth 17 mijë operacione: Në mendje kam vetëm dështimet

17 mars 2024 | 12:05

Për Mentor Petrelën, ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, i cili ka kryer rreth 17 mijë operacione, janë dështimet gjatë punës ato që mbesin në mendje, ndërsa sipas tij sukseset harrohen.

Mesazhi i tij në intervistën për KosovaPress është që njerëzit të mësojnë nga gabimet, për të mos e përsëritur dëmin e bërë.

Petrela konsideron se prioritet për sistemin shëndetësor në Shqipëri e Kosovë duhet të jetë shërbimi sa më i mirë ndaj pacientëve. Ndërkaq, thekson se neurokirurgjia në Kosovë është në prag të një hapi të madh, duke nisur nga investimet që po bëhen, porse krahas infrastrukturës nevojitet edhe shtimi i kapaciteteve njerëzore.

“Janë dy sisteme shëndetësore që në Shqipëri është një sistem shëndetësor post- periudhës së komunizmit dhe në Kosovë është një sistem shëndetësor në Kosovën e lirë. Janë dy sfida të profesionistëve të shëndetësisë që shpresoj që me mendësi të përbashkëta, të cilën bashkërisht dorë për dore drejt shërbimit më të mirë të popullit…Ndryshimet janë të mëdha, në të dy sistemet, jo me një ndjenjë kritike, dashakeqëse, por t’i shohësh që ndryshimet janë të mëdha falë përpjekjeve të komuniteteve profesionale të dy vendeve dhe futjes në strukturat evropiane ku ne aspirojmë”, thotë Petrela.

Për KosovaPress, neurokirurgu me përvojën e tij disa vjeçare, Mentor Petrela derisa tregon se ka kryer rreth 17 mijë operacione, thotë se gjatë punës së tij, në mendje i kanë mbetur vetëm dështimet që kanë ndikuar në mos përsëritjen e gabimit, për çka shton se sukseset harrohen dhe nuk janë të përjetshme.

“Nuk kam bërë pak operacione, shkojnë rreth 17 mijë operacione që bëjnë një qytet. Por, në mendje kam vetëm dështimet, sepse është një profesion që punon me një materie.Sukseset harrohen, suksesi nuk është i përjetshëm, nuk është ai që të mban, nga gabimi të mësosh, ai është mësimi më i madh.Dështimet i mbaj mend të gjitha, natyrisht ndikon në atë që të mos ta përsëris, është shumë e rëndësishme. Gjëja e parë që duhet të bëj, është që të mos bëj dëm, duke mësuar nga gabimet mundohesh të mos bësh dëm. Ky është mesazhi im”, tregon Petrela.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, me bashkëpunëtorë ishte dje për…