New York Times zgjedh restorantin shqiptar ndër 100 më të mirët

20 prill 2023 | 14:53

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, sërish është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në Nju-Jork, shkruan albinfo.ch.

Prestigjiozja amerikane ka bërë një listë të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.

Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kukaj shpreh entuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.

“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?

Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.

Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.

Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportohet se tregu evropian i makinave të pasagjerëve u rrit…