NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së
28 nëntor 2026
| 12:40
Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë një pamje të re me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Këtë herë, shkronjat “NEW” janë ngjyrosur me të kuqe, ndërsa “BORN” me të zezë.
Gjithashtu, monumentit i është shtuar edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ndryshimi është realizuar në kuadër të iniciativës “Liria ka emër”, duke i dhënë monumentit një pamje të veçantë për 28 nëntor.



