Nga 1 korriku Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët turistike

19 qershor 2020 | 15:26

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Pas këtij takimi, Krasniqi në një konferencë, ka thënë se me ministrin Klosi kanë diskutuar për fillimin e sezonit turistik, duke njoftuar se nga 1 korriku Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një platformë të përbashkët turistike.

“Sot ndihem jashtëzakonisht i nderuar për vizitën e institucioneve nga Shqipëria. Diskutuam lidhur me turizmin e dyja shteteve, mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. U dakorduam në fillim të korrikut të bëjmë hapjen e sezonit të verës”, ka thënë Krasniqi, duke bërë me dije se në fund të nëntorit do të hapet sezoni dimëror në Kosovë.

“Në fund të nëntorit të bëjmë hapjen e sezonit dimëror në Kosovë. U pajtuam një platformë të përbashkët të të dyja vendeve”, është shprehur Krasniqi.

Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se me këtë platformë të përbashkët duan të dalin me një ofertë jo vetëm për shqiptarët e të dyja vendeve, por edhe për turistët nga vendet e tjera.

“Si një promotorë të jashtëzakonshëm të ekonomisë së shqiptarisë, deti shqiptarë është i të gjithë shqiptarëve alpet janë të përbashkëta e si e tillë do të jenë në një platformë të përbashkët. Diskutuam për një platformë të përbashkët turistike, një ofertë për vendet tjera e sidomos për vendet e largëta”, ka thënë Klosi.

Më tutje, Klosi ka thënë se Shqipëria dhe Kosovë kanë dëshmuar se sistemi shëndetësor mund ta luftojë koronavirusin, duke garantuar shëndetësore për të gjithë turistet që do ta vizitojnë shtetin shqiptar.

“Me dy bashkitë do të donim të ftonim të gjithë qytetarët të vazhdojnë të jenë turistët më të mirë që ka Shqipëria. Në Shqipëri dëshmuam ashtu si në Kosovë se sistemet shëndetësore ia dolën dhe mund të garantojmë një siguri shëndetësore, por që rekomandimet do të zbatohen në rigorozitet”, ka thënë Klosi, duke premtuar ulje çmimesh gjatë kësaj sezonit turistik.

“Nuk ka shans të ketë rritje çmimesh, do të kemi ulje çmimesh”, është shprehur Klosi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, kanë reaguar…