Nga 1 qershori qytetarët do të kompensohen për rrymën në veri

05 prill 2024 | 14:05

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka mbajtur të premten një mbledhje të jashtëzakonshme, duke bërë me dije se nga 1 qershori i këtij viti do t’i kompensojë qytetarët për rrymën e shpenzuar në veri në veri.

ZRrE-ja ka njoftuar se kompensimi i rrymës se shpenzuar përfshinë vitet 2012-2017.

“Bordi i ZRrE sipas aktgjykimit të gjykatës, ka vendosur që të obligojë shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit. Sipas vendimit të bordit të ZRrE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030. Vendimi i bordit të ZRrE-ja do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRrE”, ka njoftuar ZRrE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në skuadrën e PSG-së kanë filluar të mendojnë për pasardhësin…