Nga diaspora, Arben Gecaj në garë për deputet në listën e PDK-së

23 janar 2021 | 10:52

Aktivisti nga diaspora, Arben Gecaj, i cili ishte kthyer nga Zvicra për t’i kontribuar vendit të tij, tani zyrtarisht do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ditë më parë, në një emision televiziv, Gecaj bëri me dije se departamenti i Diasporës së PDK-së, brenda këtyre javëve ka arritur me ndihmën e qindra e mijëra të rinjve në të gjitha vendet e Evropës që të bëjë një mobilizim enorm e të hatashëm të diasporës sonë.

Duke folur për arsyet e kthimit të tij në Kosovë për t’i shërbyer vendit, Gecaj ka thënë se për shkak se loja fer nuk është respektuar, e ka uzurpuar hapësirën e lirë politike një organizatë e re dhe ka filluar për ta instrumentalizuar për nevoja partiake.

“Polarizimi politik në Kosovë, ka pasur efekt edhe në diasporë. PDK-ja është rikthyer fuqishëm në diasporë, do ta shihni rezultatin e votave”, ka thënë Gecaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari në zgjedhjet…