Nga Forumi i Antalyas, Osmani falënderon Katarin për mbështetjen ndaj Kosovës
19 prill 2026
| 15:05
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalyas ka takuar liderë ndërkombëtarë që kanë mbështetur Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se në kuadër të forumit ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit dhe qytetarëve të tij.
“Gjatë këtij viti në Forumin Diplomatik të Antalias, ishte kënaqësi të falendëroja liderët që kanë mbështetur vendin tonë dhe kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen ndaj Emirit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, si dhe ndaj Kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani”, ka shkruar Osmani.



