Nga java tjetër nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

26 tetor 2022 | 16:39

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë. MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen. Krahas vaksinimit kundër gripit sezonal, qytetarët ftohen që të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes është bërë kompania e fundit perëndimore që është larguar…