Nga misioni i mjekëve ndërkombëtar, trajtohen 29 fëmijë me probleme në zemër

23 prill 2021 | 20:43

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, pritën në takim një ekip të mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”.

Ky ekip për një javë ka kryer intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjike të fëmijëve kosovar.

Me këtë rast, drejtori i ShSKUK-së, dr. Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe stafin shëndetësor të cilët përmes operacioneve të kryera kanë ndihmuar fëmijët që kishin probleme me zemër.

Ai njoftoi se gjatë këtij misioni janë kryer 11 operacione tek fëmijët me defekte në zemër, përfshirë edhe një fëmijë 2 muajsh me peshë 3 kilogramë, e poashtu janë kryer 18 intervenime në Kardiologji Invazive- Diagnostike.

Fjalë mirënjohëse për ekipin dhe shoqatën që organizoi këtë mision, pati edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai tregoi angazhimet që po bënë Ministria e Shëndetësisë, duke ofruar bashkëpunim të mëtejmë, në të mirë të avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Dr. Mazllum Belegu, tregoi për organizmin e bërë dhe për punën që është kryer si në aspektin organizativ edhe në atë praktik gjatë ndërhyrjeve tek fëmijët.

Ai u shpreh i kënaqur me punën e bërë dhe bashkëpunimin edhe me stafin shëndetësor të klinikave të QKUK-së.

Dr. Françesko Santoro, njoftoi se intervenimet janë kryer me sukses dhe fëmijët aktualisht kanë gjendje të mirë shëndetësore. Poashtu, u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin me mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor nga Kosova.

Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët dr. Françesko Santoro dhe dr. Ribiera Santoro, nga kardiologët dr. Herbert Stern dhe dr. Roberto Tumbarello, me kolegë të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimit se…