Ministrja Haxhiu reagon pas raportimit për prokuroren e shpërblyer

23 prill 2021 | 20:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas raportimit se ajo ka shpërblyer prokuroren, Valbona Disha Haxhosaj, pasi ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugovën.

“Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Haxhiut:

Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Lajmit të sotëm publikuar në RTK me titull: ‘’MINISTRJA HAXHIU SHPËRBLEN PROKUROREN QË E ARRESTOI HAKI RUGOVËN’’ nuk mund t’i them asgjë tjetër përveç ‘Fake News’.

Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai.

Me qëlllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar që të bëhen…