Veton Surroi dhe Blerim Shala pjesë e ekipit negociator

23 prill 2021 | 20:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar që të bëhen pjesë në ekipin negociator edhe Veton Surroi e Blerim Shala.

Siç bënë të ditur Klan Kosova, nga burimet e saja, Surroi e Shala do të janë pjesë e ekipit të Kurtit në bisedimet që do të zhvillohen  ne Bruksel.

Media në fjalë ka kërkuar nga zyra e kryeministrit se sa është e saktë informata rreth përbërjes së ekipit negociator, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Surroi e Shala kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i skuadrës së Dritës, Kastriot Rexha është operuar me…