Nga Moldavia, këto janë notat e kombëtares

14 tetor 2019 | 23:09

Një cikël i ri po nis për kuqezinjtë, me emra të rinj dhe një kualitet të lartë. Ëndrra e frikshme e Stambollit u harrua shpejt dhe 90 minutat e Chisinau treguan se nuk luajtën rastësisht mirë ndaj Turqisë. Me një treshe solide në mbrojtje, Reja ndihet i sigurt në prapavijë.

Gjasula ka një vizion të qartë për lojën dhe me ndihmën e Bares pompojnë me korridore sulmin.  Pasi konfirmoi Veselin, Trashi është një tjetër zbulim për trajnerin italian. Me një Cikalleshi në super formë, po i jepet shansi edhe Manajt të rritet e bëhet pjesë e kësaj skuadre.

Që nga koha kur Shqipëria fitonte për herë të parë jashtë fushës së saj, pikërisht në Moldavi, me golat e Kushtës, Bellajt dhe Rudi Vatës kanë kaluar plot 24 vite dhe disa breza futbollistësh kanë shkruar historinë e Kombëtares. Me shumë gjasa cikli i ri që po nis do të jetë një nga ato që do të mbahet mend, pse jo duke kërkuar edhe biletën për një vend në kompeticionet më të mëdha futbollistike.

Strakosha 6.5- Ëndrra e keqe e Stambollit nuk ka për t’ia prishur më gjumin dhe besimi i dhënë nga trajneri ishte një shenjë e mirë. Në Kishinjev ishte një spektator pa biletë.

Ismajlaj 7 – Pozicionimi në mbrojtje shumë i koordinuar, ndërsa dalja në fazën sulmuese ishte shumë e koordinuar dhe me rezultat.

Demraku 7 – Reja ka gjetur lojtarin e duhur për rreshtimin me 3. Demraku e bën shumë mirë rolin e liberos dhe arrin të dublojë shokët e repartit.

Djimshiti 7 – Është një futbollist që të krijon shumë siguri. Gjithnjë ishte një hap para kundërshtarit dhe nuk shfaqi asnjëherë shenja pasigurie, sidomos edhe në daljet në sulm.

Veseli 6.5 – Dy ndeshjet e fundit i kanë dhënë të drejtë trajnerit në bindjen e tij. Nga ky moment trajneri do të jetë në dilemë për të zgjedhur se kë do të aktivizojë në të djathtë.

Trashi 7.5 – Të jesh pjesë e Kombëtares është ëndërr, por të shënosh që në debutim është një përrallë që mund t’ia tregosh brezave. Trashi e preku këtë ëndërr. Përveç shumë klas në veprime, solli sinjale se e kërkon atë vend.

Bare 7 – i gjithëkund ndodhur gjatë gjithë mbrëmjes. Sulmoi shumë topin e parë dhe kishte nje komunikim si me repartin mbrojtës dhe atë sulmues

Abrashi 7 – Një ndeshje shumë e mirë e kapitenit, që e pa të bëhej protagonist në disa aksione. Ka një kimi shumë të mirë me pjesën tjetër të skuadrës.

Abrashi 7 – Një ndeshje shumë e mirë e kapitenit, që e pa të bëhej protagonist në disa aksione. Ka një kimi shumë të mirë me pjesën tjetër të skuadrës.

Cikalleshi 7 – Është rikthyer në një pikë referimi për sulmin. Një futbollist me shumë grintë dhe në këtë ndeshje tregoi shumë dëshirë dhe vendosmëri.

Manaj 7 – Një lojtar agresiv që kërkon gjithnjë të krijojë volum, por i mungon shpejtësia dhe fantazia në disa momente. Reja i dha besim dhe Roshi e çoi te goli, duke i dhënë besimin e Manajt.

Reja 7.5 – E ka plotësisht nën kontroll skuadrën. Ka të qarta pozicionet e gjithsecilit dhe i jep besim të gjithëve. Trashi një gjetje. Shenjë optimizmi për të ardhmen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë…