Nga përleshja mes tifozërive, 8 të lënduar e njëri prej tyre i arrestuar

20 maj 2018 | 21:00

Sot, pas ndeshjes së finales së Vala Superligës së Kosovës – mes KF Prishtina dhe KF Drita, ka ndodhur një përleshje mes tifozërive, ku sipas raportit të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar tetë persona ndërsa njëri prej tyre është lënduar rëndë.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datën 20 maj 2018 në qytetin e Pejës në kuadër të kampionatit të futbollit “Vala Superliga e Kosovës” në stadiumin e qytetit “ Shahin Haxhiislami” në Pejë është organizuar ndeshja e futbollit në mes të FC “Prishtina” dhe KF “Drita” e cila ka filluar në ora 16:00.

Policia e Kosovës me të gjitha njësitë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Policia e Kosovës gjatë dhe para ndeshjes së futbollit ka arrestuar katër (4) persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shpërndarjes së tifozëve, në rrugën Pejë-Prishtinë në dalje të qytetit ka ndodhur një incident ku gjatë përleshjes në mes të tifozëve të dy ekipeve, janë lënduar tetë (8) persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas ekipit mjekësor gjendja e te gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit një (1) nga të lënduarit tani i dyshuar i caktohet masa e ndalimit policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj e ka 'hidhëruar fort' nënkryetarin e LDK-së Lutfi…