Nga rrëzimi i helikopterit rus në Siri janë vrarë të dy pilotët

03 janar 2018 | 12:29

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se një helikopter rus është përplasur në Siri, me ç’rast janë vrarë të dy pilotët.

Më tutje, kjo ministri ka theksuar se helikopteri ushtarak i tipit, “Mil Mi-24”, është rrëzuar më 31 dhjetor, për shkak të “gabimit teknik”, derisa fluturonte në bazën ajrore ushtarake Hama në Siri.

Helikopteri nuk ishte sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Will Smith e festoi 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten,…