Nga sot fillon faza e parë e dezinfektimit në Prishtinë

15 maj 2020 | 13:47

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se  sot do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet.

Përmes një njoftimi për media, komuna ka treguar se sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë.

“Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dezinfektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:00.

“Andaj, lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna ka treguar se monitorimi i këtij procesi nga ana e tyre do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

(M.K:Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka dhënë sqarime lidhur me…