
Ngjarjet e mbrëmshme në Ukrainë
02 mars 2022
| 08:19
Disa nga zhvillimet që përcollën natën e shkuar janë:
Trupat ruse zbritën me parashuta në Harkiv – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – duke e sulmuar atë nga disa anë.
Qyteti i vogël jugor, Herson, ra në duart e forcave ruse, thanë zyrtarët lokalë ukrainas.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ndaloi aeroplanët rusë nga hapësira ajrore e Amerikës.
Kombet e Bashkuara thanë se mbi 600,000 njerëz janë zhvendosur nga lufta në Ukrainë.
Boeing dhe ExxonMobil u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndërprenë lidhjet me Rusinë.
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar thanë se po përgatisin mbështetje prej miliarda dollarësh për Ukrainën./rel