Ngjarjet në veri, Abdixhiku: Të jemi të matur dhe të koordinohemi me aleatët

26 maj 2023 | 17:01

Për zhvillimet e sotme në veri ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai në një takim me Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë se Kosova duhet të përdorë “mekanizmat diplomatikë” dhe koordinim me aleatët, për të evituar destabilizimin në vend.

Më  tutje, ai ka thënë se “duhet të jemi të matur”, për të mos rënë në ndonjë grackë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku filloi adresimin ndaj anëtarëve të saj për zhvillimet e fundit në vend, duke shprehur se duhet të përdorim të gjithë mekanizmat diplomatikë e shtetarë për të evituar destabilizimin ne vend, e te jemi te matur ndaj çdo gracke potenciale te Vuçiqit”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për…