Ngrihet aktakuzë për dhunë në familje në Gjilan

30 nëntor 2018 | 14:09

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit V.Z., për shkak të veprës penale “Ngacmimi” nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, në kohë të papërcaktuar e deri më 28 tetor 2018, në Komunën e Gjilanit, i pandehuri V.Z., në vazhdimësi, me dashje, me qëllim të ngacmimit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkak të xhelozisë, i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh emocional bashkëshortes e tij, të dëmtuarës R.Z., në atë mënyrë që pasi e dëmtuara refuzon të kenë marrëdhënie intime, i njëjti fillon ta fyejë dhe kërcënojë me fjalë në prani të fëmijëve se, do ta rrahë, do ta vrasë, deri në momentin kur vajza e tyre duke qarë i lutet që të mos shkaktonte probleme.

I pandehuri ka pranuar që edhe më parë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes, për të cilat ajo kishte kërkuar edhe tretman mjekësor.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale dhe ndaj tij të shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kanë përfunduar…