Ngritja e cilësisë në arsim, indikatori kryesor në transformimin e një shteti

27 korrik 2018 | 14:10

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim presidenten e RIT Kosova (AUK), Sharon Y. Hart, me të cilën ka biseduar për rritjen e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsimin e lartë në Kosovë.

“Vazhdimisht e kam vlerësuar punën dhe të arriturat e stafit akademik dhe të studentëve të RIT Kosova (AUK), të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e standardeve të arsimit të lartë në Kosovë. Ndër të tjera, shpreha edhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë institucion të arsimit të lartë, dhe kam mirëpritur vullnetin e tyre për të dhënë komente në projektligjin për arsimin e lartë në Kosovë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë me dije se bashkë me presidenten e RIT Kosova (AUK) u pajtuan se ngritja e cilësisë në arsim është indikatori kryesor nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Definimi i statusit juridik të Zjarrfikësve Shpëtues të Kosovës, është…