Niagara ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

18 shkurt 2021 | 11:15

Ujëvara shumë e njohur dhe e veçantë në mbarë botën, ajo e Niagarës në Kanada, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Këtë lajm e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku edhe ka postuar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes.

Ambasadori Kryeziu u është shprehur mirënjohës autoriteteve kanadeze për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

“Kosova është tejet mirënjohëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve Kanadeze. Kjo dëshmohet edhe sonte me këtë veprim dhe simbolike mbështetëse”, ka shkruar Kryeziu.

Ambasada e Kosovës në Otava të Kanadasë sivjet ka shënuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në mënyrë të veçantë duke përgatitur një program virtual.

Në këtë program kanë folur personalitete diplomatike të huaja, janë interpretuar vepra artistike, janë kënduar këngë për Kosovën, janë përcjell mesazhe urimi dhe janë prezantuar pasuritë e shtetit më të ri në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në…