Nënshkruhet plani bilateral në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Italisë

18 shkurt 2021 | 11:11

Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, për herë të parë u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë.

Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë̈ dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.

Delegacioni ynë, në Romë u pritë edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, nga ana e ambasadores Lendita Haxhitasim.

Ajo u njoftua nga ana e delegacionit tonë për planin bilateral të nënshkruara. Nga ana e saj, ambasadorja Haxhitasim premtoi mbështetjen e saj në funksion të realizimit sa më efektiv të planit përkatës si dhe angazhimin e saj në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive dhe forcave respektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë…