Wilder: Dua të përballem me Ruizin, Joshuan e në fund me Furyn 

18 shkurt 2021 | 11:11

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (WBC), nuk duelon që prej shkurtit të kaluar, kur humbi titullin në përballjen ndaj Tyson Furyt.

Një vit i vështirë për Wilderin, që pësoi humbjen e parë në karrierë dhe ende nuk ka mundur të rikuperojë nga kjo goditje. Gjithsesi, amerikani kërkon të rikthehet protagonist, duke synuar përballjen dhe fitoren me tre boksierët më të mirë të këtij Divizioni: Meksikanin Andy Ruiz Jr (ish-kampion bote) dhe britanikët Anthony Joshua e Tyson Fury.

Duke folur në një intervistë, Wilder ka thënë: “Dua të përballem me Ruizin, Joshuan e në fund me Furyn. Dua ta spastroj Divizionin tonë nga këta emra dhe ta rimarr atë që më takon. Do të dueloj dhe të fitoj ndaj të gjithëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Riedit, Wolfgang Fiala, ka pranuar se kanë…