Nicholas Abbott ndan foto lamtumirëse edhe me presidentin e FFK-së, të cilin e quan mik

14 shkurt 2024 | 21:37

Ambasadori britanik që tashme ka përfunduar mandatin si ambasador në vendin tonë, këto ditë ka pasur takime lamtumirëse me shumë politikanë të pozitës dhe opozitës, por nuk e ka përjashtuar një takim lamtumirës edhe me presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Abbott e quan mik të mirë presidentin Ademi.

“Takova mikun tim Agim Ademi të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i dhënë lamtumirën. Dy nga pikat më të mëdha të kohës sime këtu ishin pritja e jashtëzakonshme që ekipi dhe mbështetësit e Anglisë morën në vitin 2019, pas rastit për të parë Irlandën e Veriut duke luajtur Kosovën në Belfast në vitin 2022, i shoqëruar nga Agimi si dhe ministri i Kulturës dhe kryetari i Prishtinës. Sporti vazhdon të bashkojë dy vendet tona”, ka shkruar Abbott në “Facebook”.

Këtë postim të ambasadorit britanik e ka shpërndarë në “Facebook” edhe presidenti Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi amë…