Nik Gjeloshaj: Malësia thërret bijat dhe bijtë e saj të përbashkuar rreth Forumit Shqiptar

20 janar 2023 | 18:06

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka bërë ftesë për diasporën e Malësisë kudo ndodhet, në veçanti për diasporën në Amerikë që zgjedhjet e 5 marsit, të jenë sukses i radhës i unitetit kombëtar, unitet për Forumin Shqiptar.

Gjeloshaj vlerëson lartë kontributin e diasporës, përkrahja që vije kurdo që e kërkon nevoja dhe interesi nacional.

“Vullneti i tyre për t’u vetëorganizuar, për të shpenzuar mijëra e mijëra dollarë në shpenzime udhëtimi, me vetëm një qëllim, që është të mbështesin të ardhmen e atdheut të tyre, të mbështesin zhvillimin e vendlindjës së tyre, të mbështesin bashkimin dhe unitetin e shqiptarëve”, ka shkruar Gjeloshaj në “Facebook”.

Ai më tej ka shkruar se Shoqatat shqiptare në Michigan, Nju Jork, Kaliforni dhe vende të tjera i dhanë njëzëri një mbështetje të paprecedentë Forumit shqiptar.

Thirrja e kryetarit Gjeloshaj:

Të dashur bashkatdhetarë,
Do të doja të theksoja një gjë shumë të bukur.
Një gjë që është unike në të gjithë botën.
Jam shumë krenar për faktin që ne kemi një pasuri siç është diaspora jonë, e cila është diamanti dhe xhevahiri ynë më i bukur.
Shoqatat shqiptare në Michigan, Nju Jork, Kaliforni dhe vende të tjera i dhanë njëzëri një mbështetje të paprecedentë Forumit shqiptar.
Mbështetje që do të nënkuptojë edhe ardhjen e tyre masovike.
Pra, Forumi shqiptar në asnjë menyrë nuk është vetëm bashkim i partive shqiptare në Malësi, por ai është bashkim i të gjithë malësorëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen ata.
Sinqerisht, kjo përkrahje na imponon shumë, jep vlerësimin se puna jonë për 4 vite ishte e mirë, bashk dhe me zhvillim, dhe që të gjithë ata që ishin këtu para 4 viteve përsëri do të vijnë por edhe me më shumë shok.
Vullneti i tyre për t’u vetëorganizuar, për të shpenzuar mijëra e mijëra dollarë në shpenzime udhëtimi, me vetëm një qëllim, që është të mbështesin të ardhmen e atdheut të tyre, të mbështesin zhvillimin e vendlindjës së tyre, të mbështesin bashkimin dhe unitetin e shqiptarëve.
Vlen të theksohet distanca që diaspora jonë është e gatshme që të kalojë – bashkatdhetarët tanë nga Michigani duhet të udhëtojnë 15.640 km në dy drejtime, nga Nju Jorku 14.656 km vajtje ardhje, ndërsa bashkatdhetarët tanë nga Kalifornia 20.522km, gjithashtu në dy drejtime
Një krenari që të lën pa fjalë.
Jemi me fat që ju kemi, dhe që jeni gjithmonë të gatshëm të jepni gjithçka për atdheun tuaj.
Le të jetë ky një mesazh që të gjithë së bashku të punojmë për bashkimin dhe zhvillimin e Malësisë sonë.
Nik Gjeloshaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…