Nis asfaltimi i rrugës kryesore në Pogragjë të Gjilanit

29 gusht 2021 | 13:46

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës kryesore të fshatit Pogragjë. Me këtë rast, Haziri, ka thënë se ky fshat është model i organizimit dhe investimeve.

“Jam i kënaqur që e filluam asfaltimin e rrugës kryesore në Pogragjë. Fshat model i organizimit, investimeve dhe përkushtimit ndaj të mirës së përgjithshme, fal bashkëpunimit trepalësh mes Komunës, Këshillit të fshatit dhe shoqatës ‘Pogragja’ me seli në Zvicër.   Përpos asfaltimit të rrugës kryesore, planifikimi i komunës ka paraparë edhe projektin rekreativ të lumit Llapushnica, hapjen e Kalasë së Pogragjës dhe trajtimin e lumit Morava në kuadër të projektit të madh Floës, që përfshinë tri komuna”, ka thënë Haziri.

Më tutje, ai ka thënë se do të vazhdojnë investimet në fshatrat model si Pogragja, Dobërqani, Zhegra, Cërnica, Llashtica, Bresalci, Malisheva, Përlepnica, Velekinca, Livoçi i Epërm, Livoçi i Poshtëm dhe të gjitha vendbanimet tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…