Nis ndërtimi i një çerdhe dhe shkolle në Podujevë

19 qershor 2023 | 15:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë të hënën në vënien e gurthemelit të shkollës fillore në fshatin Dumosh si dhe në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës.

Në Dumosh të Podujevës, kryeministri Kurti me kryetarin Shpejtim Bulliqi, drejtorin e shkollës dhe nënën e dëshmorit Ali Ajeti, Vahiden,kabë venë gurthemelin e shkollës në vlerë prej 560 mijë euro, financim ky i mundësuar nga buxheti komunal. Kjo shkollë ka kapaciteti për 170 nxënës dhe do të përfshijë 8 dhoma mësimi.

Po ashtu, qyteti i Podujevës do të bëhet edhe me një çerdhe të re me investim afër 700 mijë euro, gurthemelin e së cilës e ka vendosur kryeministri Kurti. Me këtë rast, Kurti ka njoftuar se objekti i çerdhes me sipërfaqe 1 400 metra katrorë është i destinuar për 150 fëmijë.

Në këtë ambient fëmijët do të zotërojnë 7 dhoma për qëndrim, 3 dhoma të gjumit për fëmijë, hapësirën për shumë qëllime, kuzhinën, trapezarinë, dhomën e mjekut, dhomën e psikologut, administratën, si dhe hapësira teknike. Për këtë çerdhe, sipas kryeministrit do të punësohen 15 edukatore dhe 5 persona staf administrative.

Më tutje, kryeministri Kurti ka treguar se çerdhe si kjo janë ndërtuar edhe katër të reja në vitin 2021/2022, përderisa në implementim janë edhe 14 çerdhe të reja në Kosovë e 5 adaptime, ndërsa në planifikim edhe 17 çerdhe të tjera e 5 adaptime të shkollave në kopshte.

“Brenda dy vjetëve e kemi shtuar buxhetin e shtetit për arsim për 26 për qind. Kemi rritur shumë numrin e bursave edhe për nxënës të komuniteteve, edhe për studentë, në veçanti për vajza, për ato që studiojnë në degët STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Kemi pas mbi 1 300 bursa për vitin shkollor 2021/2022 e në këtë vit i kemi shtuar edhe 2 mijë bursa të tjera me dy milion euro”, ka thënë Kurti.

Në fund duke i uruar të gjithë për këto investime, kryeministri Kurti, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e në veçanti, punëtorët të cilët do t’i ndërtojnë këto objekte arsimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar…