Nis projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në 16 fshatra të Rahovecit

12 dhjetor 2018 | 10:50

Në Komunën e Rahovecit kanë nisur punimet në projektin për ndërtimin e rreth 15 kilometrave rrjet të kanalizimit në disa lagje të qytetit dhe 16 fshatra të komunës së Rahovecit.

Nisjen e punimeve në projektin për ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, nga afër i ka parë kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

“Kanë filluar punimet në projektin e rëndësishëm për qytetarët e komunës së Rahovecit, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në shumë vendbanime të komunës sonë. Adresimi i kërkesave të qytetarëve për probleme me rrjetin e kanalizimit i kemi marrë me seriozitet dhe i kemi trajtuar ato në një projekt i cili ka filluar në fshatin Ratkoc dhe do të vazhdohet në disa lagje të qytetit dhe në 16 fshatra të komunës së Rahovecit”, ka thënë kryetari Latifi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë…