Nis publikimi i formularëve të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë

06 gusht 2020 | 10:44

Në pajtim me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka njoftuar se ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë.

“Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me Covid-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK-ja ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë  deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e  lartë publik për deklarimin e pasurisë”.

“Marr parasysh situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publikë që janë të përfshirë në regjistrat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve teknike eventuale që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë”, ka njoftuar AKK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61…