Nis punimet samiti i Brdo-Brijunit ku po merr pjesë edhe Osmani

17 maj 2021 | 13:01

Ka nisur në Brdo të Sllovenisë takimi i presidentëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nikoqirëve të samitit, i cili mbahet tash e dhjetë vjet dhe njihet si  procesi Brdo-Brijuni.

Kosovën në këtë takim e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani. Temat kyçe të diskutimit janë përshpejtimi i integrimit të vendeve të perëndimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, ngritja ekonomike pas pandemisë si dhe sigurimi i vaksinave kundër koronavirusit.

Nuk dihet se nëse do të nxirret deklarata e përbashkët për shkak të refuzimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se konkluzionet e dokumentit final kur flitet për mosndryshimin e kufijve në rajon duhet të jenë vetëm në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, pra vendimet e OKB-së.

Ndryshe, presidentja Osmani në margjina të samitit ka takuar homologun kroat, Zoran Milanoviq që është njëri nga nikoqirët.

Siç është bërë me dije, Milanoviqi i ka thënë Osmanit se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës  si dhe liberalizimin e vizave për në BE të shtetasve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Atletico Madrid përjetuan emocione drithëruese të dielën, pasi…