Nis rregullimi i kulmeve të dy banesave në Prizren

25 maj 2021 | 15:40

Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH) në Prizren ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për rregullimin e kulmit tek banesa afër ish-TMK-së si dhe kanë filluar punimet për rregullimin e kulmeve për dy banesa në lagjen “Lakuriqi”.

“DUPH, bën të ditur se aktualisht është në procesin e përzgjedhjes së operatorit edhe për 12 banesat e vitit 2021, ku përzgjedhja është bërë me disa kritere, ndër tjerash në bazë është marrë parasysh edhe shuma e participimit. Sipas planit dinamik të DUPH-së, të gjitha punimet do të përfundojnë gjatë vitit 2021, në mënyrë që brenda 3 viteve të përmbyllen gjithsej 34 kulme të banesave kolektive”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Italisë, Inter shumë shpejt mund të bëhet…