Nis shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës

21 gusht 2019 | 08:38

Sulmi që Mihal Kokëdhima pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrolle mbi restorantin ku rezultoi që restoranti ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

Kjo ka bërë që sot të merret vendimi për prishjen e restorantit “Panorma” i cili ndodhet në plazhin e Porto Palermos në Himarë.

Aktualisht ka rreth 100 forca police dhe të IKMT-së tek restoranti si dhe një vinç që do të shembë restorantin e Kokëdhimës.

Pritet largimi i orendive nga restoranti dhe hoteli qe ti filloj prishja e godines.

Ndërkohë është shembur tabela kryesore me emrin e restorantit.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima ka marrë masën arrest me burg. Ai ndoqi dhe maltretou turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi…