Nis takimi për dialogun, mungojnë LDK-ja dhe Vetëvendosje

14 janar 2019 | 11:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur në një takim të përbashkët kryeministrin dhe ekipin negociator, me qëllim të koordinimit për procesin e dialogut me Serbinë.

Megjithatë ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ky takim është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ditë më parë delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…