Nisin inspektimet në terren për programin e subvencioneve për pagesa direkte

21 maj 2023 | 12:02

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka parë nga afër ecurinë e inspektimeve për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2023.

“100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Ai ka theksuar se në vitin rekord të të mbjellave që nga paslufta, vendosin dhe një rekord tjetër; atë të kontrollës në teren deri 100%.

“Sot, pashë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektorët e AZHB-së në komunën e Ferizajt. Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij. Përmes punës sonë, vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm; për zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka shpallur fitoren në Bahmut, qytet në lindje të…