Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës

15 prill 2024 | 11:31

Sot e hënë kanë nisur punimet për fillimin e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e Unazës Qendrore në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh optimist që projekti do të finalizohet brenda 120 ditësh.

“Do ta kemi drejtpërdrejt lidhjen me Arbërinë, pjesë e cila ka mbi 30 mijë banorë. Do të ketë ndërlidhje edhe të Arbërisë me qendër, po krijojmë infrastrukturë edhe për këmbësorë. E kemi dizajnu ne vet jam optimist që nuk do të ketë asnjë pengesë. Jemi në kohë vere, ku mundësia për punë është shumë më e mirë. E kemi një pozicion që nuk duhet të paraqet asnjë problem, dhe besoj që nuk do të kemi. Besoj që brenda 120 ditëve ta përfundojmë lidhjen e unazës së brendshme të Prishtinës”, theksoi ai para mediave.

Rama foli edhe për disa projekte që do të nisin gjatë vitit 2024, duke shtuar se Prishtina do të frymojë më lirshëm.

Ndërsa, drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi tha se projekti i Unazës Qendrore do të bëjë transformimin e zonës.

“Projektet e mëdha normal që e duan kohën e vet deri te nënshkrimi. Sot fillojmë punimet, ku në plan dinamik janë 120  ditë, 3.3 milionë është kostoja e projektit. Do të kemi transforimim të krejt zonës, do të ketë ndryshim të kahjes së komunikacionit, mbi 30 përqind do ta shkarkojë trafikun nga qendra”, tha Xhaferi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka…