Nisma dhe AKR-ja nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit

08 maj 2026 | 11:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të afatit zyrtar më 7 maj në orën 24:00, këto dy subjekte politike kanë njoftuar zyrtarisht mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

“Në listën e partive që kanë konfirmuar se nuk do të garojnë në zgjedhje janë gjithsej nëntë subjekte politike, ndërsa AKR-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë ndër partitë më të njohura që kanë vendosur të mos jenë pjesë e garës elektorale”, ka njoftuar KQZ-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Halimi Shtyrja e shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata…