Nisma në Gjilan themelon edhe një nëndegë

20 prill 2018 | 20:51

Nisma Socialdemokrate në Gjilan tashmë është shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit të Gjilanit.

Kryetari i degës së Nismës në Gjilan, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se të premten e kanë formuar edhe nëndegën në lagjen “Kodra e dëshmorëve”.

Ministri Hasani, ka bërë me dije se kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Egzon Bunjaku.

Ai ka thënë se çdo ditë takohet me qytetarë të cilët shprehin interesim që të jenë pjesë e Nismës në Gjilan.

“Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëjnë punë të ndershme dhe të mira për qytetin dhe vendin tonë”, ka thënë Hasani.

Ja postimi i tij i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve tona për themelimin e nëndegëve në të gjitha lagjet e qytetit të Gjilanit, sot e kemi themeluar edhe nëndegën në “Kodrën e dëshmorëve”. Të rijnë me energji dhe me shumë vullnet po i bashkohen NISMA’së Socialdemokrate në Gjilan. I tillë është magjistri i shkencave ekonomike, Egzon Bunjaku i cili u zgjodh kryetar i kësaj nëndege.

Pos kryetarit janë zgjedhur edhe nëntë anëtarët e kryesisë.

U premtova se bashkë do të angazhohemi dhe me vullnet e punë do të çojmë përpara politikat e NISMA’së. Pothuajse çdo ditë takohem me qytetarë të cilët po shprehin interesim që të jenë pjesë e jona. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëjnë punë të ndershme dhe të mira për qytetin dhe vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy protagonist të Betejës së Koshares kanë treguar shumë të…