Nisma Socialdemokrate ka një njoftim për publikun para hapjes së fushatës zgjedhore

23 shtator 21:29

Hapja zyrtare e fushatës zgjedhore në Kosovë bëhet me datën 25.09.2019, gjegjësisht të mërkurën e kësaj jave dhe do të zgjasë deri me 4 tetor, pra që do të zgjasë plot dhjetë ditë.

Kjo fushatëështë e caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe pas datës katër do të jetë një ditë e plotë heshtje zgjedhore para datës 6 tetor kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Hapjen zyrtare të fushatës deri më tani për media e ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.

Nisma Socialdemokrate e cila e prinë koalicionin parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në dhe mban numrin zgjedhor 122, njofton se ditën e Mërkurë, pra me 25 shtator do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës elektorale.

Kjo hapje e fushatës zgjedhore do të mbahet në Sallën 1 tetori nënë Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Nisma Socialdemokrate gjithashtu njofton publikun se në këtë ditë do të shpjegohen edhe prioritetet e saj dhe plani për qeverisjen e saj.

Ky subjekt politik tëkandiduar për kryeministër ka Fatmir Limajn në pajtim edhe me partnerët e koalicionit.

Nisma Socialdemokrate fton që të marrin pjesë gjithë qytetarët pa dallim që të dëgjojnë programin e këtij subjekti para se të vendosin që për kë të votojnë.

Limaj, në një tubim me strukturat e degës së Prishtinë kishte thënë se ata synojnë që të flasin për të tashmen dhe të ardhmen dhe jo për të kaluarën./komenti.info/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, përmes një…