Nisma thotë se shumë aktivistë të VV-së iu bashkuan në Vushtrri

20 maj 2018 | 21:27

Sot Nismës Socialdemokrate, Dega në Vushtrri i janë bashkuar afër 80 anëtarë të ri, në mesin e tyre edhe shumë aktivistë të Vetëvendosjes.

Në këtë qytet Nisma Socialdemokrate ka themeluar dy nëndegë të reja ku pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi dhe kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Vushtrri, Abdullah Vojvoda.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u zotua para të pranishmëve se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë implementimin e projektit për një të punësuar në çdo familje.

Ndërsa, kryetari i degës Vojvoda iu urojë mirëseardhje anëtarëve të ri dhe i siguroi se do të bashkëpunoj me të gjithë për ta forcuar Nisman në Vushtrri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Dritën,…